Vettel ka fituar Çmimin e Madh të Brazilit në Formula 1, edhe pse u garua vetëm për prestigj, pasi Hamilton është shpallur kampion bote dhe Mercedesi kampion për skuderi.

Lewis Hamilton dhuroi spektakël garën e sotme duke u pozicionuar në vendin e katërt, pasi u nis nga vendi i fundit.

Sebastian Vettel u nis nga vendi i dytë, por arriti të parakalonte finlandezin Bottas të Mercedesit që në kthesën e parë, ndërsa në vendin më të ulët të podiumit u ngjit ferraristi tjetër, Raikkonen, edhe pse këtij të fundit iu desh të vuante shumë në xhirot e fundit pas presionit të vazhdueshëm të britanikut Hamilton.

Braziliani Felipe Massa u pozicionua në vendin e shtatë në garën e tij të fundit, pasi ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga F1.

Formula 1 i drejtohet garës së fundit të Abu Dhabit, që do të zhvillohet fundjavën e 26 nëntorit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook