Ditën e sotme Facebook lançoi rregulla të reja për përdoruesit Android, dhe dërgoi njoftime në iOS dhe Android për të kontrolluar konfigurimet aktuale.

Në mënyrë që përdoruesit të ndidhen më të qetë pët të dhënat e tyre të cilat Facebook i përdor për të krijuar profile me të cilat reklamuesit mund të arrijnë konsumatorë potencialë, rrjeti gjigand përditësoi mënyrat sesi secili mund të çaktivizojë gjurminin e vendodhjes, ose ndryshe të quajtur GPS.

Ja sesi të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes (GPS):

Në iOS

Hapni aplikacionin Facebook dhe shkoni në Settings and Privacy dhe më pas klikoni Settings. Shfletoni drejt fundit në seksionin Privacy dhe më pas Location. Klikoni mbi Location dhe përzgjidhni mes opsioneve Only When Using App, Always Allow dhe Don’t Allow.

Në Android

Hapni aplikacionin ‘Facebook’ dhe shkoni në Settings and Privacy dhe më pas Settings. Shfletoni drejt fundit në seksionin Privacy dhe klikoni opsionin Location.

Klikoni mbi Location Services dhe fikni gjurmimin. Opsioni Background Location lejon që të zgjidhni nëse do të lejoni që ‘Facebook’ të gjurmojë vendodhjen tuaj ose jo kur nuk përdorni aplikacionin.