Në Amerikë dhe vendet tjera Perëndimore, meshkujt shpenzojnë mesatarisht 217 dollarë për dhuratat e Shën Valentinit dhe në darka me partneret e tyre. Por, edhe 41 për qind e femrave në lidhje e urrejnë ditën e Shën Valentinit më shumë se çdo ditë tjetër festive.

Kjo për shkak se Shën Valentini, sipas tyre, nuk sjell ndjenja të vërteta. Veç kësaj, dita e Shën Valentinit është e mbushur me pritshmëri të mëdha, thotë ekspertja e lidhjeve Jane Greer. Sipas saj, disa femra mund të presin që në këtë ditë të marrin dhuratë një unazë diamanti gjatë një darke romantike; presin që të përjetojnë seksin më të mirë ndonjëherë – por në fakt, asnjëra palë nuk mund të përjetojë ndjenja të vërteta në një natë të “detyruar”.

Në fakt, 34 për qind e femrave, më parë do të shikonin televizor gjatë ditës së Shën Valentinit sesa të kryenin marrëdhënie intime. Për ta thënë më thjeshtë, femrat nuk kanë dëshirë të ndjehen si objekte. Përderisa dita e Shën Valentinit i dedikohet romancës, meshkujt zakonisht presin që femrat të duken dhe të sillen seksi për një ditë e cila mund të mos ketë aspak rëndësi për to.