Përfundon me fitoren e këngëtarit me origjinë nga Egjipti, Mahmood, pas plot një jave me emocione dhe muzikë të bukur edicioni i festivalit të këngës italiane “Sanremo”.

27-vjeçari Mahmood me origjinë nga Egjipti, me nënë italiane dhe baba egjiptian, fill pas fitores teksa ka komentuar përjetimin e emocioneve e të qenurit fitues i festivalit muzikor më të rëndësishëm në shtetin italian, ndër të tjera deklaroi:

“Unë jam 100% italian, nëna ime është nga Sardenja dhe babai im është egjiptian, por unë kam lindur dhe rritur në Itali”.

Mirpo, si duket kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili ka reaguar me një postim në rrjete soxiale, me tone ironie.

“Mahmood… mah….Kënga italiane më e bukur?!? Unë do kisha zgjedhur Ultimon, si mendoni??”, shkroi Salvini në Twitter.

Rikujtojmë se, vitin e kalaur fitues i këtij kompeticioni kaq të rëndësishëm në Itali, ishte këngëtari shqiptar Ermal Meta në bashkëpunim me këngëtarin italian Fabrizio Moro me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”.