Vladimir Putin në takimin me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan në qytetin Soçi, deklaron se marrdhëniet midis 2 shteteve janë përmirsuar.

“Dua të theksoj në fillim të takimit tonë se marrëdhëniet tona mund të konsiderohen tërësisht të vendosura”, thotë Putin, 

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë janë tensionuar keq pasi forca ajrore turke ka rrëzuar një avion rus, pranë kufirit me Sirinë, në nëntor të vitit 2015, por, që atëherë, Putin dhe Erdogan kanë ndërmarrë hapa për përmirësimin e tyre.

Së bashku me Iranin, ata kanë sponsorizuar një sërë negociatash për konfliktin e Sirisë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, njofton Rel.

Duke iu adresuar gazetarëve në Stamboll, përpara se të nisej për në Soçi, Erdogan e ka përshkruar Putinin si “mik të dashur”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook