Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një automjet tip “Smart” ka humbur kontrollin.

Siç shihet dhe në fotot e siguruara nga “DuaLajm.com”, automjeti ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

Nga aksidenti është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se humbja e kontrollit ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë.