Disa ditë më parë mediat u pushtuan nga lajmi se avokatja e njohur, Eni Çobani dhe ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri pësuan një aksident në zonën e quajtur ‘Kthesa e xhanës’.

Dhe në lidhje me këtë ngjarje moderatori dhe njëkohesishtë miku i ngushtë i juristës, Ardit Gjebrea ka bërë një dedikim prekës në llogarinë e tij në Instagram.

Në postimin e tij në Instagram, Arditi falenderon Zotin që Eni është mes nesh, ndërsa thotë se ne jemi vetëm kalimtarë në këtë botë.

Moderatori tregon edhe vizitën që u bën shpesh prindërve të ndjerë në varreza, një vend që thotë se i shërben ta perceptojë ndryshe jetën.

“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua.E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine!Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit!Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër…Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!” ka shkruajtur moderatori në postimin e tij.