Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është personi më i përfolur këto 3 ditët e fundit, që prej arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, kreu i një bande të trafikimit të lëndëve narkotike, ku dhe emri i deputeti socialist u përfshi në dosjen 416 faqëshe të publikuar nga autoritetet italiane.

Pasi interesi publik është tepër i madh në lidhje me të, kjo gjë ka bërë që dhe gazetarët të “pushtojnë” shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, i cili njoftohet se nuk ndodhet në banesën e tij.

“DuaLajm.com” raporton se përfaqësuesit e medias kanë disa orë që po presin mbërritjen e Tahirit para shtëpisë së tij.

Në foton e siguruar nga “DuaLajm.com”, shihen një numër i madh i gazetarëve të pranishëm dhe mezi pritet se çfarë do të deklarojë përpara mediave ish-ministri, nëse do të ndalet para gazetarëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook