Rezultatet e punës së muzeut të “Porsche” janë të mrekullueshme, ku rikthyen pothuajse në gjëndje fillestare Porsche model 911.

Para tre vitesh, Muzeu Porsche bleu dy makina 911 të viteve ’60 për rreth 100 000 euro. Njëra prej tyre ishte e braktisur dhe në një gjendje mizerabël, me mungesa të ndryshme pjesësh në karrocerinë e saj.

Bëhej fjalë për një prodhim të tetorit 1964, kur versionet e para të 911-s quheshin ende 901.

Tre vite më vonë, specialistët e Muzeut Porsche në Shtutgart e kanë kthyer si të ri këtë automjet klasik, që shumë persona do e kishin çuar direkt për skrap. Nga 14 dhjetori, ky Porsche do të jetë i disponueshëm për publikun në muze.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”617″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook