Nëse i preferoni pamjet drithëruese të shtëpive te frikshme, tani ka një atraksion të ri që është hapur për kërkuesit e emocioneve dhe turistët e guximshëm që ndodhen kudo. 

Për një natë të vetme, ju mund të qëndroni në kalanë e Kontit Drakula në Transilvani dhe të flini në një arkivol dhe kjo është e gjitha absolutisht falas. Guida është njohësi më i thellë i vampirëve: Dacre Stoker dora vetë, nipi i Braham Stoker, autor i romanit “Drakula”. 

Ai do t’ju drejtojë në skutat më të ethshme të kështjellës ku fle personazhi i romanit më të famshëm horror. Shtrati i Drakulës natyrisht nuk është një krevat: është një varr i vendosur në një dhomë të errët me drita qirinjsh që mund të fiken nga një vampir që është aty, edhe pse nuk duket.

Dhe meqë po hyni mysafir në shtëpinë e një vampiri, duhet të zbatoni rregullat e tij: Nuk ka hudhra me vete! Aq më pak stoli prej argjendi, që e dërrmojnë shpirtin e tij mizor. Për të mos flasim për simbole të shenjta. 

Do të provoni eksperiencën e vërtetë, duke shkruar në një kalim sekret në katin e parë, shkallët e errëta dhe cepat e frikshme. Ai kalim ju çon në një dhomë ngrënieje të madhe, ku do të shijoni një vakt siç përshkruhet në libër. 

Ju mund t’i eksploroni të 57 dhomat e rezidencës, por kujdes nga “të ftuarit e papritur”.

LEXO EDHE:  Pamje drithëruese/ I riu do të vetëvritet, zjarrëfikësit e hedhin nga kati i 15 i pallatit

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1351″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook