Reperi i njohur S4MM ka sjell një sërë hitesh dhe është kthyer shpejt në një ndër këngëtarët më të pëlqyer në vendin tonë i cili është i kërkuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

S4MM shpesh herë është komentuar për diss-et e ndryshme që bën për reperët e tjerë, mirëpo së fundmi ai ka habitur fansat teksa nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ka ofenduar këngëtaren Enca.

“Foton e Coverit t’Albumit ka me ma bo Enca, Se kom ni qe e përdor mir Photoshopin”, ka shkruar reperi me tallje, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga këngëtarja e njohur.