Si edhe në çdo protestë tjetër që ka organizuar opozita së fundmi edhe ditën e sotme forca të shumta policie kanë monitoruar në distancë veprimet e turmës së protestuesve gjatë 3 orëve t6ë zhvillimit të saj.

Ndërkohë ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka publikuar disa pamje ku shihen qartazi policë të cilët shihen në pjesën e sipërme të Xhamisë që ndodhet para parlamentit duke filmuar protestën.

Ndër të tjera në postimin e tij Shehu ka theksuar se dikush duhet të reagojë për k¥të gjë, pasi sipas tij institucionet fetare nuk janë mjedise ku shteti mund të vendosë “specialistë” e mjete të sofistikuara për të përgjuar protestuesit.