Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do të ketë ndryshime në kalendarin e Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë.

Disa modifikime janë bërë për shkak të ndërprerjes së aktivitetit futbollistik një javë më parë. Kështu, ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 3 prill.

Takimet gjysmëfinale do të zhvillohen më 24 dhe 8 maj. Finalja ndërkohë do të zhvillohet ditën e diel të 2 qershorit.

Përsa i përket Kategorisë Superiore, takimet e planifikuara për tu luajtur në 25 maj do të zhvendosen në 29 maj.