Do të rikthehet në stadiume futbolli me ekipet të cilat do të zhvillojnë takimet e para çerekfinale të Kupës.

Sfida e parë e këtyre çerekfinaleve do të jetë ajo që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” mes Partizanit dhe Luftëtarit në orën 14:00, të kuqtë kanë zgjedhur Elbasanin për ta luajtur këtë takim duke qenë se kanë përplasje me Tiranën, e cila e luan gjithashtu në shtëpi ndeshjen e parë për Kupë.

Përballja mes Teutës dhe Kukësit do të zhvillohet në orën 17:00 ku dy ekipet do të ndajnë vendin e tretë dhe të dytë në kampionat.

Ndeshjet e Kupës do të mbyllen të mërkurën me përballjen e “Selman Stërmasit”, ku Tirana do të presë Laçin me bardheblutë që synojnë suksesin e parë pas tre vjetësh ndaj kurbinasve. Ndërkohë, me përjashtimin e Kamzës, Skënderbeu është bërë skuadra e parë gjysmëfinaliste.

Nesër
Partizani-Luftëtari – 14:00
Teuta Kukësi – 17:00

Të mërkurën:
Tirana-Laçi – 17:00
Shënim: Skënderbeu është kualifikuar në gjysmëfinale pas përjashtimit të Kamzës