Një vendim i bujshëm është marrë nga Top Channel, ku është shkarkuar nga detyra drejtori i Informacionit, Sokol Balla.

Mësohet se në vendin e tij është emëruar, gazetari i larguar dy muaj më parë nga ABC News, Endri Xhafo, i cili tashmë do të bëhet pjesë e Top Channel.

Xhafo do të konfirmohet zyrtarisht në një mbledhje të dytë të bordit drejtues të Top Channel.

Ende nuk dihen motivacionet e shkarkimit nga posti i drejtorit të Informacionit, ndërkohë që dyshohet se kanë qenë përplasjet e vazhdueshme të Ballës me drejtuesit e tjerë të Top Channel që ka sjellë shumë pakënaqësi ndaj tij.

Megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar të medias në fjalë për këtë rast.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook