Gazetari dhe prezantuesi i njohur kroat Velimir Bujanec pas një vizite në Kosovë(që si duket e ka shijuar në maksimum), ka habitur më pas me një postim në facebook ku përbri fotove të postuara nga vizita atje ka shkruar: Më mirë një ditë në Kosovë sesa 1000 në Serbi.

Gazetari gjatë vizitës së tij në Kosovë ka vizituar edhe qytetin historik të Prizrenit, ndërsa ka publikuar fotografi ku në sfond shihen figurat historike të kombit shqiptarë, si Ismail Qemali e Isa Boletini.

Që prej vitit 2010 Bujanec është redaktor i emisionit “Bujica”, i cili transmetohet në disa kanale televizive.

Përveçse gazetar dhe prezantues, Bujanec ka qenë i përfshirë edhe në politikë, si pjesë e partisë ‘Unioni Demokratik i Kroacisë’, parti që sot udhëhiqet nga presidenti kroat, Andrej Plenkoviç.