Një trup i pajetë është gjetur nga një kalimtar në zonën e Ammoudara, Heraklion.

Mediat greke bëjnë me dije se trupi i viktimës i përket një shqiptari 29-vjeçar, ndërsa mjekët kanë pohuar paraprakisht se dyshohet se ka qenë përdorues droge, çka i ka sjellë edhe vdekjen.Pranë trupit të tij të pajetë janë gjetur gjithashtu edhe prova të marrjes së lëndëve narkotike.