Një automjet i djegur është gjetur në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet me makina mund të jetë përdorur për vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari, i ekzekutuar mbrëmë në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Dyshohet se autorët ende të paidentifikuar kanë braktisur mjetin dhe i kanë vendosur flakën për të humbur gjurmët.

Deri më tani policia ka shoqëruar 15 persona dhe pista kryesore e vrasjes mbetet hakmarrja.

Babai i tij Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për vrasje të dyfishtë në vitin 2000.

Viktima duket se e ndiente rrezikun pasi rezulton se kishte kërkuar azil në Suedi, por i ishte refuzuar.

Njoftimi i policisë:
Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.

Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.

Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.

LEXO EDHE:  Kryemadhi në Fushë-Krujë: Do ta shlyejmë borxhin ndaj jush edhe me kamatë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook