Janë goditur 4 grupe kr*minale, pas një operacioni në Shqipëri dhe Itali ku janë arrestuar 27 persona.

Mes 27 të arrestuarve, ishin 21 shqiptarë dhe të 6 të tjerët shtetas italianë. Këto grupe kriminale e kishin bazën e tyre  Lecen dhe veprimtarinë e tyre të trafikimit e kishin shtrirë në disa qytetet të tjera si Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardia.

Arrestimi i 27 trafikantëve është bërë në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza dhe hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite. Të arrestuarit akuzohen për  veprat penale krijimin e organizatave kr*minale, trafikun ndërkombëtar të dr*gës”, armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas në vende të tjera.

Operacioni i koduar “Maxi” ku morën pjesë 100 efektivë dhe pas dy viteve hetime u bë e mundur arestimi i tyre të cilët rezultojnë si pjesë e katër grupeve kriminale.