Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dënuar me 25 vite burg grabitësit te mjeteve të blinduara në rrugën e Rinasit.

Ky vendim u mor ditën e sotme në sallën e gjyqit ndaj të pandehurit Klement Çala.

Klement Çala, 27 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u prangos më 29 qershor 2015.

Në momentin e arrestimit, Çala ishte duke drejtuar një automjet tip “Benz” me targë, AA 447 KO.  Ai braktisi mjetin dhe tentoi te largohej me vrap, por u neutralizua nga efektivet e policisë,  te cilët kishin rrethuar vendin ku u be ndërhyrja.

Në momentin e kapjes ai iu prezantua Policisë si shtetas kosovar me identitetin Semir Koca, i cili dispononte një Pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës.

Klement Çala u arratis nga Burgu i Trikallas në Greqi, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në vitin 2013.

Ky i fundit kërkohet nga drejtësia grek për një sërë akuzash nga të cilat rrezikon burgim të përjetshëm.

1. Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve,

2. Grabitje me armë në bashkëpunim,

3. Vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga institucionet financiare,

4. Vjedhje/Grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,

5. Tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim,

6. Mbajtje e materialeve shpërthyese (bomba) në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,

7. Shkaktimi i shpërthimeve duke përdorur materiale shpërthyese, në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,

8. Mbajtje dhe përdorimi i lëndëve eksplozive.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook