Një ngjarje tragjike mësohet t’i ketë ndodhur një 12-vjeçari shqiptar, trupi i të cilit është gjetur i pajetë në fund të detit në Rodos të Greqisë.

Mësohet se fëmija u gjet i vdekur ne zonën detare Zephyros të Rodosit dhe u dërgua me shpejtësi në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, por ka qenë e thuajse e pamundur rikthimi  tij në jetë.

Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore të trupit të viktimës, për përcaktimin e mëtejshëm të rrethanave momentalisht enigmatike.

Nga raportimet e mediave greke në lidhje me ngjarjen në fjalë mësohet se, Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit, ka urdhëruar rrethimin e vendit të ngjarjes.