Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma së fundmi në profilin e saj në facebook ka postuar një video ku shihet duke dhënë një intervistë për gazetarin e njohur britanik Ian Pelham Turner.

Ndërkohë ajo çka bie në sy është se në komenetet në facebook për videon e intervistës, surprizon komenti i gazetarit që ka intervistuar Dumën.

Në komentin e tij Turner  e quan deputeten shqiptare një femër inteligjenten, duke u shprehur i nderuar që e ka takuar dhe ka realizuar një intervistë me të.

Ndër të tjera ai ka këshilluar shqiptarët të kujdesen për deputeten pasi sipas tij ajo është politikania më e besueshme në botë.

“Kam 53 vite si gazetar dhe kam qenë i nderuar që të intervistoj disa nga njerëzit më të rëndësishëm dhe të fuqishëm në botë. E them sinqerisht se intervista me Grida Dumën ishte një nga më të pëlqyerat, grua dhe politikane interesante që unë kam patur nderin ta takoj.

Ka pak politikanë në këtë botë, të cilët me të vërtetë besojnë te të drejtat e njeriut, që besojnë se luftojnë padrejtësinë, që besojnë se bota mundet dhe do të jetë një vend më i mirë.

Grida Duma është nga ato pak njerëz të vërtetë, që padyshim ka interes për çështjet me të cilat ballafaqohet bota. Shumë inteligjente, jashtëzakonisht e fuqishme, por asnjëherë e paqëndrueshme, ajo flet me ndjenja, me pasion të madh dhe me një ndjenjë unike të dinjitetit. Ndërkohë që lejon që feminiteti i saj të shihet gjithmonë dhe zbulon ndjenjat e saj të vërteta.

LEXO EDHE:  Klement Balili mohon të gjitha akuzat: Jam i pafajshëm! Nuk ka prova që më implikojnë në trafikun e drogës

Kujdesuni për këtë vajzë të re, ajo është një kredi e madhe për Shqipërinë, për gruan në përgjithësi dhe po bëhet shumë shpejt një nga politikanët më të besueshëm në botë”, shkroi gazetari i njohur britanik Ian Pelham Turner.