Deputeti i përjashtuar nga PD, Myslim Murrizi, nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt, duke i kërkuar që të mbajë përgjegjësinë që i takon për ngjarjen e grabitjes së milionave eurove në Rinas.

Nëse merreni me atë që hedhin bojë, apo urinojnë nëpër lulishte, nuk ju shtyn kureshtja që të shihni kush punon në Aeoroport, këta që ju heqin rripin e pantallonave shqiptarëve, që ju vjedhin celularët, që ju heqin fasulet dhe gjelin e detit, nuk keni ju fare të dhënë…

Grabitja ka pasur kallauzë nga brenda, ju ca na thoni ka pas informatorë aty apo jo, gjithçka ka ndodhur në 2 minuta e 30 sekonda, kush është kjo kompani që nuk i hap derën FNSH”, është shprehur ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Myslim Murrizit:

Komisariati i Rinasit isha dje, ai është sa për të la gojën, 112 efektivë policie, 56 sportelistë, jo policë, janë ata që presin për vulosjen dhe 56 të tjerë në 3 turne ruajnë sigurinë nga jashtë, aq sa u lejon koncesionari, unë e di mirë dhe pashë korrespondencën e shefit të komisariatit që 4 shkresa drejtuar TIA kishin marrë përgjigje fyese, e tallëse, që thuhet se çfarë ju duhet ju me këtë punë. Unë prisja të thoshit se në ç ‘fazë është operacioni, për grabitësit e tjerë të grupit.

Me thasë e raportoi shefi i komisariatit, 7 thasë me euro janë vjedhur, të kujt banke ishin, bankat kanë emra, se janë paratë e shqiptarëve.

Nëse këta shkojnë si faturino treni, dhe i hedhin paratë atje të këmbët e ikin pa u ngrit avioni në ajër, duhet të jetë aty, se avioni mund të kthehet, ju i kontrolloni këto kompanitë që shoqërojnë paratë.  Pastaj çfarë është kjo tallje me përgjigjet që merrni.

Kush e ka karremin ne fyt qe nuk anuloni dot kontratën qe keni bere, një aeroport kemi ne, nuk kemi disa.

Nëse merreni me atë që hedhin bojë, apo urinojnë nëpër lulishte, nuk ju shtyn kureshtje që të shihni kush punojnë aty, këta që ju heqin rripin e pantallonave shqiptarëve, që ju vjedhin celularët, që ju heqin fasulet dhe gjelin e detit, nuk keni ju fare të dhënë…

Grabitja ka pasur kallauzë nga brenda, ju ca na thoni ka pas informatorë aty apo jo, gjithçka ka ndodhur në 2 minuta e 30 sekonda, kush është kjo kompani që nuk i hap derën FNSH.

FNSH ka shkuar per te marre personat e deportuar, fati i tyre ka qëlluar aty, nuk i hapën derën, një kompani aty tallet me shtetin, dhe ju asnjë veprim, ju arrestoni për dritat, pse nuk i arrestuar ju ata që penguan.

Ai që mbante automatikun, nuk është nga ata që e fusin pistoletën në tuta të sportit, ishte profesionist ai, komando. Këta që nxirrni në lirim ju, a i mbikëqyrni më pas, apo jo?!