Përmes një konference për mediat, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka deklaruar se Këshilli i Rregullores dhe Mandateve nuk do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ruçi bëri me dije për mediat se Këshilli i Rregullores dhe Mandateve do të mblidhet paraditen e nesërme, në orën 11:00.

Deklarata e Ruçit
Lidhur me kërkesën e bërë nga prokuroria për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe për ti dhënë fund spekulimeve, dua të them se sot në datën 19 tetor 2017 në orën 17:00 më është paraqitur kërkesa e prokurorisë për dhënien e autorizimit për ndalimin e Saimir Tahirit.

Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, dua të ju them se sot brenda ditës dhe në orën 18:30 kam nxjerrë këtë urdhër. Materiali ti vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillti të Mandateve. Ky material ti vihet në dispozicion Saimir Tahirit. Brenda datës së nesërme, në orën 11:00 kam urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook