Pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kryetari i Grupit të PS-së ka zbuluar qëndrimin e anëtarëve të PS-së në Këshillin e Mandatave të Rregullores.

Përmes një dalje në mediat jashtë selisë së PS-së, Balla theksoi se PS-ja do të votojë gjithmonë pro drejtësisë, gjë e cila nënkupton hapur që socialistët do të votojnë pro heqjes së imunitetit të Saimir Tahirit.

“Nuk ka për të pasur njëherë në Kuvendin e Shqipërisë që PS, të jetë kundër drejtësisë. Ndaj dua t’i them shqiptarëve se PS është këtu për mesazhin që u ka dhënë shqiptarëve. Jemi këtu për drejtësinë”, deklaroi Balla.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook