Xhensila Pere është një nga personazhet më të çiltër të showbizit shqiptar. Kjo është edhe arsyeja kryesore që sa herë ftohet në emisione, ajo kthehet në burime lajmesh që qarkullojnë kudo.

E ftuar në “You & Me” në radio NRG me Julkën dhe Arditin, Xhensila tregoi një episod nga fëmijëria. Ajo tha se babai i saj, si shumica e baballarëve shqiptarë, dëshironte që ajo të ishte djalë. Kur u kuptua se ishte vajzë, ai e la Xhensilën në maternitet për 3 ditë.

Pasi u qetësua, Xhensila tregoi se ai bëri një gjest për ta nderuar atë dhe mamin. Babai i saj mori një taksi për ta nxjerrë gruan dhe Xhensilën nga materniteti, detaj ky shumë i bujshëm në një qytet të vogël si Pogradeci ku të gjitha distancat përshkoheshin në këmbë.

Xhensila tregoi më pas se në fakt, fakti që i ati e deshi djalë ka ndikuar pozitivisht tek ajo sepse ka qenë gjithmonë në luftë me veten për t’i treguar atij se mund t’ia dali. Kjo është sipas saj, një nga arsyet që e ka bërë ta dojë famën dhe protagonizmin.