Adolf Hitler u njoh me Charlotte Lobjoie në lindje të një qyteti francez Lille.

Atij i pëlqeu shumë kjo vajzë dhe vendosi të bëjë një foto me të. Fotografia do të dalë në ankand me një çmim 52 mijë funta..

Fotoja paraqet francezen ashtu siç e kishte njohur Hitleri më 1916, në një fushë ku ajo po kosiste me një shami të kuqe mbi kokë.

Për dashurinë e tyre i pari ka rrëfyer Jean Mari Luare, i cili deri në vdekjen e tij më 1985 kishte pohuar se ishte djali i tyre, ndonëse kjo asnjëherë nuk ishte konfirmuar me fakte. Por, kështu i kishte thënë e ëma.

Ajo i kishte treguar se Hitlerin e kishte njohur gjatë qëndrimit të tij në qytezën Faure an Vep gjatë kohës së luftës. Ai ishte 28 vjeç, kurse kjo 19.

E kishte parë pranë rrugës të ulur duke skicuar, dhe e shtyrë nga shoqet kishte mbledhur forcat të shkonte dhe ta pyeste se çfarë po vizatonte.

Por nuk kishin shkëmbyer fjalë, pasi ai nuk dinte frëngjisht, as ajo gjermanisht. I pëlqente të shëtiste në natyrë, ka thënë ajo. Kjo, pra natyra, sikur e inspironte t’i drejtohej publikut fiktiv dhe gjithnjë mbi historinë e Gjermanisë.

Zemërohej pse nuk e dëgjoja, por përveç se nuk e kuptoja historinë e Prusisë dhe të Austrisë, ajo e Bavarisë as që më interesonte.

LEXO EDHE:  TRONDITËSE/ I riu nga Kuçova: Dua një punë e kurim për të motrën, e përdhunuan të sëmurë

Pohonte se kishte mbetur shtatzënë pas një nate “të dehur”.

Charlotte pas i i lindi djali, nga turpi iku në Paris, ndërsa fëmijën ia la gjyshit dhe gjyshes, por më vonë ishte kthyer.

Pohonte se Hitleri e kishte trajtuar mirë dhe se ka qenë i mrekullueshëm si dashnor, por tepër xheloz. Nuk i pëlqente që dikush tjetër ta shikonte Charlotte.

Jean Mari ka shkuar ushtar, ndërsa ishte bashkuar me lëvizjen e rezistencës kundër forcave të diktatorit, për të cilin nuk kishte ditur se e ka pasur baba.

Kur nga fundi i të dyzetave e ëma i kishte treguar të vërtetën, Jean Mari kishte rënë në depresion.

“Kam punuar dy dekada pa ndërprerje vetëm që ta harroj. Gjatë njëzet vjetëve asnjëherë nuk kam shkuar në kinema”, ka deklaruar ai.

Në fund e kishte pranuar se kë kishte baba dhe kishte nisur të hulumtonte jetën e tij për të dëshmuar se Hitlerin e kishte pasur baba.

Phillipi e kishte pranuar të vërtetën se kush ishte babai i tij dhe bënte disa gjëra që të tjerët do t’i shmangnin sikur të ishin në vendin e tij, ndër të tjera mbante mustaqe e stil të flokëve si të tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook