Këngëtarja e dashur për publikun Valbona Mema pasditen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, prej ku na habiti të gjithëve me pamjen e re të saj.

Gjatë intervistës bukuroshja zbuloi se pas trupit aktual fshihet një dietë specifike përmes së cilës ajo ka arritur që të heqë 30 kilogramë.

Këngëtarja rrëfeu ndër të tjera se prej më shumë se dy vitesh i është nënshtruar një diete duke e mbajtur atë në mënyrë strikte. Ky është “sekreti” që ajo vendosi ta ndante me publikun sot dhe rezultatet vërtetë janë wow!

Ajo zbuloi për publikun se aktualisht peshon 56 kilogram, nga 86 që kishte qenë para më shumë se dy vitesh.

Por pavarësisht korrektësisë në mbajtjen e saj, siç rrëfeu edhe Valbona ka pasur raste që ajo i ka shkelur udhëzimet e dietës.

Epo kjo është më se njerëzore, megjithatë linjat trupore e tregojnë qartazi impenjimin e saj në mbajtjen e trupit në formë.