Vitin që kaloi moderatori i njohur shqiptar, Eno Popi, duhej të festonte ditën e lindjes, por ajo u shndërrua në ditën më të trishtë, pasi po atë ditë u nda nga jeta nëna e tij.

Nëna e tij vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe nuk mundi ta mposhtte dot.

Eno shfaqet duke i mbajtur dorën të ëmës në foton e publikuar në Instagram, ndërsa shkruan: “Diku në parajsë ajo po qesh!”

Pavarësisht humbjes së nënës e cila nuk zëvendësohet kurrë, Eno është bëkuar me një vajzë në një vit më pas, konkretisht në maj të 2018-s.

“Kemi zgjedhur ta quajmë Liv. Është një ndjesi dhe emocion shumë i bukur”, shprehej Eno në atë kohë.