I arrestuar për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku ditën e sotme është lënë i lirë nga Gjykata e Hagës.

Me argumentin se të pandehurit i rrezikohet jeta për arsye politike, Haga ka rrëzuar vendimin për ekstradimin e Frrokut në Shqipëri duke e lënë kështu të akuzuarin të lirë, e për pasojë të mos vuajë dënimin.

Lajmi për vendimin e Gjykatës është dhënë nga avokati Tonin Prendi i cili për mediat ka deklaruar se me këtë vendim Frroku do të mund të lëvizë i lirë në Hollandë, dhe i ofrohet mundësia për aplikim për azil politik.

“Ai refuzon kërkesën e shtetit shqiptar për të ekstradu, vendim që është apelu në Gjykatën e Apelit. Ky është një vendim i cili hap rrugën lirimit të Arben Frrokut në shtetin holandez.  Tani që ky vendim i dha të drejtë do të xhirojë i lirë në Hollandë. Ka procedura të tjera dhe i lind e drejta të kërkojë azilin politik.

Pretendimet janë atë që dihen nga të gjithë madje edhe nga opinioni publik. Nuk ka asnjë provë që çon implikimin e këtij në këtë ngjarje.

Në rastin konkret të kemi parasysh që nuk është hapur as çështja fare, por thjesht një gjykim i të gjtha fakteve. Vendim që është ankimimi edhe në Gjykatën e Strazburgut. Ne insistojmë në faktin që do ta pranojë dhe pa prova, një vendim i marrë nga shfrytëzimit politik në media mbi prova që janë në dosje”- deklaroi Prendi për mediat.

LEXO EDHE:  Viza dhe pasaporta false për në Amerikë dhe BE, Gjykata e Fierit jep vendimin për 4 të arrestuarit

Ndërkohë rikujtojmë se, Arben Frroku u arrestua në Selanik për vrasjen e komisarit Lamaj, por arriti të fitonte pafajësinë në Gjykatën e Shkallës së Parë në 2015 dhe u arratis nga Shqipëria pikërisht në momentin që çështja ndodhej në Apelin e Krimeve të Rënda.