Kejsi, vajza e një prej këngëtarëve më të njohur shqiptar, Sabianit, që tërhoqi vëmendjen e publikut me daljet e saj pranë anëtarëve të grupit OTR mirëpo edhe me fotot e nxehta që publikon në Instagram.

Janë pikërisht këto postime provokuese në rrjetet sociale që e bëjnë Keisin të përflitet shumë në mediat online.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar në profilin e saj një foto shumë provokuese, por komenti i saj ishte akoma më shumë provokues duke bërë kështu që një ndjekëse e saj në Instagram të komentonte negativisht mbi këtë foto.

Ky koment i pakëndshëm ka rënë në sy Sabianit dhe ai i është përveshur mirë komentueses duke e lënë atë pa fjalë.