Valbona Selimllari ka braktisur TV KLAN. Ish Miss Albania tani do të ketë emisionin e saj, të cilin do ta drejtojë e vetme.

Valbona Selimllarin e kemi parë në ekrani, në reklama, në panele emisionesh, prezantime spektaklesh dhe së fundmi edhe si anëtare jurie në emisionin “Dance with Me.

Valbona Selimllari ose ‘Bobi’, ashtu siç e njohin miqtë, gjithnjë është treguar e rezervuar jo vetëm për jetën private por edhe për planet  në karrierë.

Ish Miss Albania do të jetë pjesë e televizionit ‘Ora News’ dhe edhe pse ende nuk është zbuluar formati i emisionit që do të drejtojë.

Duke marrë parasysh rolin që ka në Bashkinë e Tiranës, si këshilltare për çështjet sociale, mendojmë se do të jetë ndonjë program i këtij lloji. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook