Indeksi Global i të Dhënit 2018, i publikuar së fundmi nga Instituti CAF (Charity Aid Foundation) është etiketuar si studimi kryesues për sa i përket bujarisë. Indeksi rendit 140 shtete në tre kategori: të ndihmuarit e të huajve, dhurimi i parave dhe koha e punës vullnetare.

 

Nga 140 shtete të marra në shqyrtim, Shqipëria renditet e 108 për sa i përket bujarisë.  Sipas raportit, Shqipëria ka humbur plot 13 shkallë nga raporti i 2017.

Sipas specifikimeve, 42 % e shqiptarëve nuk hezitojnë që të ndihmojnë një të huaj kur i kërkon ndihmë, duke u renditur të 108-tët në botë. Nga ana tjetër, 28 % e shqiptarëve kanë dhuruar para vitin e shkuar, duke u renditur kështu të 64-tët në botë. Ndërsa sa i përket dhurimit të kohës për vullnetarizëm, 7 % e shqiptarëve kanë dhuruar kohën e tyre për bamirësi ose ndonjë kauzë të ngjashme, duke u konsideruar kështu në 10-tëshen e fundit në botë për këtë indikatorë, përkatësisht të 134-ët.

Edhe sipas një tjetër studimi të vitit të shkuar, nga sondazhet e Gallup International, shqiptarët rezultonin çuditërisht ndër popujt e vetëm në botë që preferojnë të dhurojnë para dhe jo kohë për bamirësi.

Kush janë vendet më bujare sipas Indeksit 2018?

Indonezia kryeson Indeksin Botëror të CAF-it për herë të parë. Ndërsa tre rezultatet individuale të Indonezisë janë përgjithësisht të pandryshuara që nga viti i kaluar kur vendi pozicionohej në vendin e dytë, tani lëviz në vendin e parë , duke ulur nga ‘froni’ i shumë viteve shtetin e Myanmar, i cili ka rënë në vendin e nëntë pas katër vjetësh në numrin një në Indeks.

LEXO EDHE:  "Shqipëria dhe potencialet e saj të mrekullueshme turistike", Rama uron "mirëmëngjes" me artikullin e prestigjozes britanike

Në mënyrë të konsiderueshme më shumë njerëz në të gjithë globin raportuan se ndihmonin një të huaj dhe dhuronin kohë vullnetare, ndërkohë që proporcioni i cili dhuronte para ka rënë për të dytin vit radhazi. Proporcioni i njerëzve në mbarë botën që dhuroi para në vitin 2017, është ende në nivelin më të ulët që nga viti 2013. Dhurimi i parasë është rritur nga vendet e zhvilluara (nga 40% në 42%), por ka rënë në mesin e vendeve në zhvillim (nga 25% në 24%)/ Raporton Monitor, transmeton Dualajm.com