Sipas një analize të fundit nga Komisioni Europian në lidhje me politikat bujqësore në Ballkaanin Perëndimor, Shqipëria renditet e fundit në rajon për mundsimin me subvencione direkt për fermerët.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria jo vetëm që nuk buxhetin e duhur por edhe këto pak fonde nuk shkojnë në mbështetje direkte të prodhimit siç aplikohet në vende të tjera.

Në analizën e KE-së, nga përllogaritje të thjeshta rezulton që fondet buxhetore për bujqësinë për hektarë në vitin 2015 ishin 37 euro në Shqipëri, 55 euro në Bosnje e Hercegovinë, 62 euro në Serbi, 90 euro në Malin e Zi, 101 euro në në Maqedoni dhe 143 euro në Kosovë.

Në terma relativë, mbështetja direkte për hektarë në vitin 2015 përbënte më pak se 6 euro në Shqipëri, 23 euro në Malin e Zi, rreth 50 euro për sejcilën në Bosnje dhe Serbi, 60 euro në Maqedoni dhe 67 euro në Kosovë.

Të dhënat tregojnë se niveli i mbështetjes direkte për prodhuesin është ende ndjeshëm mëi ulët sesa ai në BE, ku vlera mesatare e mbështetjes direkte në vitin 2015 ishte 236euro/ha, me një variancë midis 83 euro/ha në Letoni dhe 451 euro/ha në Maltë.

Shumica e vendeve në rajon tregojnë një tendencë në rritje për fondet e disbursuara për masat e mbështetjes direkte për prodhuesin. Që prej vitit 2010, rritja më e fortë dhe konstante e financimit për mbështetjen direkte për prodhuesin është regjistruar në Kosovë dhe Serbi.

LEXO EDHE:  Një tjetër skandal përfshin Shqipërinë. "The Independent" nxjerr zbuluar Ministrinë e Financave mbi publikimin online të dhënave të agjentëve sekretë

Në Shqipëri mbështetja e investimeve në fermë ra ndjeshëm gjatë periudhës së studimit: nga 6,6 milionë euro në vitin 2010, në 1,1 milionë euro në vitin 2015. Kjo tendencë rënieje në nivelet e mbështetjes së investimeve në fermë kryesisht u shkaktua nga reduktimi i mbështetjes për plantacionet e kulturave bimore të përhershme (veçanërisht ullinjve)./Raporton Monitor, transmeton Dualajm.com