Një raport i ri zbulon se “Apple” do të zhvillojë dy teknologji të reja për iPhone: një është kontrolli përmes gjesteve dhe tjetri një ekran i lakuar.

Të dy projektet janë në fazat e para të kërkimit dhe zhvillimit, ndaj do të duhen të paktën dy vite përpara se të mbërrijnë tek pajisjet konsumatorë.

Rivali më i afërt i Apple, Samsung, ofron tashmë versione të dy teknologjive në modelet e telefonëve që shet.

Gjestet në ajër të “Galaxy S4”, lejon përdoruesit të shfletojnë mes fotove apo në një faqe interneti, ndërsa telefonët “Galaxy S” kanë adoptuar prej vitesh ekranet e lakuara.

Megjithatë përdorimi i telefonëve me anë të gjesteve, ka qenë një hapësirë eksperimentimi prej kohësh për kompani të ndryshme, ku një prej tyre është “Microsoft”.

Gjigandi i softuerit integroi një platformë të tillë, nisur nga suksesi megjithëse jo afatgjatë i “Kinect”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook