WhatsApp është një mënyrë e shkëlqyeshme për të biseduar me njerëzit në mënyrë të sigurtë, sepse kodon mesazhet që dërgoni në mënyrë që ata të mos lexohen nga askush përveq personit tek i cili i dërgoni.

Por… duket se kjo gjë nuk funksionon më aq mirë sa duket, pasi vetëm nga një “gabim” i vogël që një përdorues mund të bëjë, lejon të tjerët të shikojë bisedat personale.

Ky gabim i supozuar është vënë re nga një punonjëse e Amazon,Abby Fuller e cila si përdoruese e rregullt e Whatsap-it ka bërë publik rastin e saj.

“Hyra në WhatsApp me një numër të ri telefonik sot dhe historia e mesazheve të pronarit të mëparshëm ka mbetur. Dhe tani unë po pyes se sa herë të tjera ka ndodhur? Si ka mundësi që kam numrin e dikujt tjetër dhe sa mundësi ka që dikush e ka numrin tim të vjetër dhe mesazhet e mia në WhatsApp?”, shkruajti ajo në Twitter.

Megjithatë, nëse nuk doni që t’ju ndodhë e njëjta situatë si Fuller, mjafton që ju ta njoftoni WhatsApp. Ju mund të ndryshoni numrin e përdorur nga llogaria juaj WhatsApp duke hapur konfigurimet (settings), duke shtypur ‘account’ dhe pastaj duke zgjedhur “change number”.