Festivali Europian I këngës këtë vit do të zhvillohet ë Tel Aviv të Izraelit në datat 14-18 Maj. Shqipëria do të përfaqësoshet nga këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun, Jonida Maliqi me këngën e saj “Ktheju Tokës”.

Mën  titullin “Njihni kundërshtarët e izraelit në Eurovizion”, portal online izraelit “Yediot Ahrno” kështu ka realizuar një artikull dedikuar konkurrentëve të festivalit.

Në profilin kushtuar këngëtares shqiptare portal izraelit ka shkruar:

“Me përvojë. Pas përfaqësuese së Shqipërisë, Jonida Maliqi, qëndron një karrierë e suksesshme në vendin e saj.

Ajo është një këngëtare e njohur dhe prezantuese telivizive, rruga muzikore e së cilës filloi qysh në moshën 13-vjeçare dhe është rikthyer atje disa vite më vonë.

Maliqi sjell një stil vendas të të kënduarit, dhe ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë ajo nuk këndon në anglisht. Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë gjithashtu pjesë në disa muzikale, dhe ka qenë në jurinë e “The Voice of Albana”.

Bashkangjitur me shkrimin për këngëtaren Jonida Maliqi portali izraelit ka publikuar dhe videon e këngës përfaqësuese në Eurovizion.

Këtë vit në Eurovizion do të marrin pjesë plot 44 vende , 36 prej të cilave do të performojnë në gjysmëfinalet e 14-16 Majit, me shpresën e kualifikimit për finale e madhe më 18 Maj.

Ndërkohë kostoja totale për oranizimin dhe zhvillimin e Eurovizion në Izrael për këtë vit përllogaritet një shifër rreth 35-45 milionë euro.