Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në studion e emisionit “Opinion”.

Teksa u pyet nga gazetari Fevziu nëse emra të rëndësishëm si Rama, Xhafa e Llalla kanë komplotuar kundër tij, Tahiri tha se do të vinte dita që do të merrej me ta, por pa përmendur emra.

“Nuk është dita të merrem kush ka rol në këtë histori. është dita t’i shkoj deri në fund kësaj historie, madje duke shkuar edhe në qelinë më të largët. Mua më intereson të dali e vërteta. Nëse ka njerëz që janë marrë me këtë histori, do vijë dita që do të merrem unë me ta”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook