Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë pasi u kapën me lëndë narkotike. Autoritetet e policisë greke ka vënë në pranga tre persona teksa po shkëmbenin drogën. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Igumenicë, në Urën e Rajos pranë kufirit. 

Dy shqiptarët, 31 dhe 48-vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kaluan kufirin në këmbë.

Shqiptarët kishin me vete 1 kg e 26 gram marijuanë. Ato u kapën në momentin që po i’a jepnin pakon një shtetasi grek, 41-vjeç.

Policia sekuestroi makinën e grekut si dhe 4 celularë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook