Është periudha ku sezoni i gripit dhe virozave ende vazhdon me ritme të larta, prandaj është e nevojshme që secili të marrë në dorë situatën dhe të “luftojë” me përbërës natyralë apo ushqime që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, gjatë ditëve të vështira me kollë dhe rrufë.

Edhe pse nuk ka ndonjë ushqim apo dietë specifike që mund të parandalojë gripin apo ftohjen, duke konsumuar ushqime të pasura në lëndë ushqyese, sistemi imunitar kështu forcohet duke marrë, vitamina, minerale, yndyrna, karbohidrate apo proteina të nevojshme për trupin.

Për të marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit, ju vjen në ndihmë ajo që ndryshe njihet edhe si “dieta e ylbertë”, e cila përmban disa ushqime shumëngjyrëshe që forcojnë sistemin imunitar.

Ushqimet në ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë janë të pasura kryesisht me vitaminë C

Vitamina C njihet si një ndër vitaminat kryesore që forcon sistemin imunitar. Çdo produkt ushqimor në ngjyrë të portokall dhe të verdhë është e pasur kryesisht me vitaminë C. Disa nga ushqimet më të pasura në vitaminë C janë: qitrot (portokalli, mandarina, grejpfruti), karota, luleshtrydhet, kivi, specat e kuq gogozhare, domatet, lulelakra etj. E mira e këtyre ushqimeve është se zakonisht konsumohen ashtu siç janë, pa pasur nevojë që të zihen apo skuqen, duke mos humbur kështu vlerat ushqyese.

LEXO EDHE:  Receta Gatimi/ Pule e aromatizuar me perime dhe oriz

Jeshillëqet përmbajnë shumë lëndë ushqyese

Çdo ushqim që është i pasur në vitaminë D, si jeshillëqet për shembull, ndihmon me sistemin imunitar. Studime të ndryshme kanë treguar se kjo vitaminë luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar.

Ka disa perime të familjes së lulelakrës, si brokoli, lakra, lakra e Brukselit etj, të cilat janë të pasura në shumë lëndë ushqyese, si vitaminat C, E dhe K, karotenoide, dhe minerale – të gjitha këto lëndë ushqyese forcojnë sistemin imunitar.

Ushqimet në ngjyrë blu dhe vjollcë duhet të jenë patjetër pjesë e dietës

Edhe pse me një madhësi shumë të vogël, ushqimet në ngjyrë vjollcë, si kumbullat, fiqtë, hurmat arabe, janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese.

Si të freskëta ashtu edhe të thata këto fruta kanë në përmbajtje të lartë lëndë ushqyese, fibra, antioksidues dhe folate./ CNN