Aplikacioni më i përdorur që sot numëron 2 miliardë përdorues aktivë në muaj.

WhatsApp ofron mesazhe me tekst, audio dhe video thirrje si dhe dërgimin e imazheve dhe përmbajtjeve të ndryshme.

Aplikacioni do të sjellë 5 risi të mrekullueshme:

1. Kyçja përmes skaneri të shenjave të gishtërinjve

Prej kohësh spekulohet për një sistem të kyçjes në aplikacion me skanerin e shenjave të gishtërinjve. Sa herë që do të përpiqeni të hapni aplikacionin dhe të shikoni mesazhet në ekran do të kërkohet të vendosin shenjën e gishtit. Ky funksion mund të çaktivizohet manualisht.

2. WhatsApp Dark Mode

Ky funksion do të jetë tepër i dobishëm gjatë bisedave në orët e vona të natës me miqtë dhe familjen tuaj. Automatikisht identifikon kur fikni dritat dhe kalon ndërfaqen në të errët. Më së shumti nga ky funksion përfitojnë sytë tuaj.

3. Sticker fantastikë

Përdoruesit do të mund të kërkojnë stickers më të fundit nga paneli i kërkimit. Gjithashtu të kërkojnë për sticker edhe kur janë duke shkruar mesazhe.

4. Mesazhet audio konsekuente

Ky funksion fantastik është i dobishëm për ata që komunikojnë shpesh me audio. Automatikisht do të luajë mesazhin tjetër audio pasi të ketë përfunduar ekzistuesi. Kështu nuk pse të shtypni mesazhin tjetër audio pasi të ketë përfunduar i pari.

5. Paraqitja e videove tek njoftimet

Ky funksion tregon një paraqitje të shkurtër të një video që mund tju kenë dërguar direkt nga paneli i njoftimeve. Versionet aktuale të WhatsApp japin paraqitje vetëm të imazheve dhe GIF në panelin e njoftimeve. Funksioni vlen edhe për videot e YouTube. Gjithashtu mund të luani video direkt nga aplikacioni WhatsApp pa shkuar në aplikacionin YouTube.