Kiara Titon e pamë fillimisht si moderatore në programin rinor ‘Select’ në ekranin e ‘Top Channel’ dhe më pas si drejtuese e një emisioni të përjavshëm ‘Doktor Plastik’ në ‘Tv Klan’. Ndër të thera, moderatorja bukuroshe ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e mediave me pamjen e saj dhe aludimet e vazhdueshme rreth jetës personale.

Ajo është përfolur herë pas here për një romancë me këngëtarin e njohur Butrint Imeri madje dhe janë fotografuar duke pushuar së bashku jashtë Shqipërisë. Dyshja nuk e pranoi asnjëherë hapur lidhjen e tyre por me sa duket nuk do të jetë më e nevojshme diçka e tillë sepse gjithçka paska marrë fund mes tyre.

Kjo pasi Kiara iu përgjigj me “po”, pyetjes nëse është single momentalisht, në emisionin “Pop Culture” në një intervistë me Dojna Memën ku ishte e ftuar së bashku me mikeshën e saj, Liesa Haxhiasllanin.

Më tej Kiara foli edhe për takimin ideal me një mashkull dhe ajo dha versionin më romantik të mundshëm.

“Ora 21:00 e darkës, buzë detit, jastëkë në rërë” shprehet Kiara.

Momentalisht Kiara është duke punuar për sezonin tjetër të emisionit “Doktor Plastik”, dhe duhet të jetë tejet e fokusuar në punë këto kohë, siç edhe tregoi në “Pop Culture”.