Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil rekomandon që fotot e pasaportave të kenë një “shprehi neutrale” që të përdoren nga sistemet e njohjes së fytyrës apo nga punonjësit e pikave doganore që duhet të bëjnë krahasimin.

Për shembull kur goja është e hapur në një foto pasaporte, kjo e vështirëson punën e aparaturës që ka si funksion njohjen e fytyrës apo të punonjësit të pikës kufitare që duhet të bëjë krahasimin me sy.

Në funksion të këtij sistemi janë edhe përmasat e fotos, ndriçimi, sfondi i fotos etj. Makineria që skanon foton bën një hartë matematikore duke llogaritur distancën mes syve, hundën etj. Çdo gjë që fsheh ose shtrembëron këto elemente, si p.sh. vënia e syzeve apo edhe buzëqeshja, redukton efektivitetin e algoritmit që përdoret.

Realisht, pak persona janë të buzëqeshur kur zbresin nga avioni pas një udhëtimi 12 orësh ose kur merren në pyetje në kufi. Ndaj, fotoja e pasaportës duhet të jetë me shprehi neutrale.