Në ditët e sotme jemi gjithnjë të ekspozuar ndaj toksinave që kanë efekte të dëmshme në shëndetin tonë.

Për fat të mirë, ju mund t’i shmangni këta përbërës toksikë, për të mbrojtur shëndetin, duke i njohur ata.

Ja lista me 5 përbërës helmues!

1. Gluteni
Kjo proteinë që gjendet në thekër, elb, grurë mund të ngjitet në muret e zorrëve të holla dhe sjell çrregullime të sistemit të tretjes dhe sistemit imunitar duke sjellë si rezultat sëmundjen që njihet si sëmundja ‘celiac’.
Gjithashtu, ndjeshmëria ndaj glutenit, veç sëmundjes së mësipërme, mund të jetë një shkaktar për çrregullime inflamatore të sistemit nervor dhe trurit.
Shumë shkencëtarë kanë provuar se ndjeshmëria ndaj glutenit është e lidhur ngushtë me trurin, palcën kurrizore dhe çrregullimet e nervave periferike. Për më tepër, gluteni ka qenë një faktor i lidhur me çmendurinë, dëmtimin e sistemit njohës, çrregullimet psikiatrike, etj.

2. Ëmbëlsuesit artificialë
Sakarinë, sukralose dhe aspartame janë ndër llojet më të zakonshme të ëmbëlsuesve artificialë të njohur. Të gjitha këto janë toksike dhe të dëmshme për trurin, edhe pse kanë zero kalori. Aspartame mund të shkaktojë simptoma të ndryshme të tilla si depresioni, ankthi, migrenën.
Ajo mund të gjendet në salcë, kos, çamçakëza, drithëra, sodat, dhe shumë produkte të tjera “pa sheqer”.

3. Sheqer i rafinuar
Konsumi i sheqerit të rafinuar lidhet me shumë probleme që shfaqen në shëndet dhe mund të dëmtojnë trurin. Sheqer i rafinuar ndikon te hormoni thelbësor për funksionin e trurit, faktori neurotropik (BDNF) dhe kështu mund të shkaktojë marrëdhënie të reja mes neuroneve të trurit, thelbësore për funksionin e kujtesës.
Shumë studime kanë treguar se shumë njerëz që vuajnë nga depresioni dhe skizofrenia kanë nivele të ulëta të këtij hormone dhe një kombinim me futjen e sheqerit të rafinuar mund të përkeqësojë kushtet e tyre.
Ndaj këta njerëz që vuajnë nga depresioni dhe u rekomandohet të shmangin sheqerin e rafinuar.

LEXO EDHE:  Recetë/ Si të gatuajmë speca të mbushur

4. Monosodium glutamate (MSG)
MSG ose monosodium glutamate është një formë e koncentruar e një kripe, që u shtohet ushqimeve për shije më të theksuar. Në fakt, ajo në të njëjtën kohë stimulon prodhimin e dopaminës së tepërt.
Ky përbërës toksik lidhet me dëmtime të trurit dhe sëmundje të tjera neurologjike duke përfshirë çmenduri, Alzheimer-it, sëmundja e Parkinsonit, MS, lupus, etj.
Ajo mund të gjendet në salcat e barbecue-së, në koncentratet e supave, supat e konservuara, salcat e sallatave dhe ushqime të tjera të përpunuara.

5. Fluori
Fluori, i cili gjendet në ujin e pijshëm të rubinetave mund të jetë jashtëzakonisht i dëmshëm jo vetëm për trurin tonë, por për shëndetin tonë të përgjithshëm.
UNICEF ka kryer një studim i cili tregoi se niveli i inteligjencës (IQ) është zvogëluar për shkak të nivelit të fluorit të shtuar në ujin e pijshëm që në USA është 0.88 mg/l.
Fluori mund të jetë një shkak, sipas studimeve të tjera, që lidhet me dëmtimet e trurit të fetusit, dëmtim të kujtesës dhe ndryshimeve të sjelljeve neurotike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook