Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë fondet për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Buxhetii shtetit në total është 190 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin dy partitë politike kryesore PD dhe PS, përkatësisht 86 dhe 82.8 milionë lekë.

 

LSI, si forca e tretë politike do të përfitojë mbi 27 milionë lekë. Për t’u ndjekur më pas nga PDIU me 10 milionë, socialdemokratët me rreth 7 milionë lekë.

Partitë politike, bazuar në Kodin Zgjedhor përfitojnë financa nga taksapaguesit, për zhvillimin e fushatës zgjedhore. Me dekretin e Presidentit Ilir Meta, zgjedhjen vendore do të mbahen më 30 qershor.