Është mbledhur mëngjesin e sotëm Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ku do të diskutohet lidhur me qëndrimin që do të mbajë PS në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për çështjen e shumëpërfolur “Tahiri”.

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla deklaroi në fillim të mbledhjes se të mërkurën do të shkohet në Kuvend me dy qëndrime të kundërta.

“Na vjen keq që opozita nuk na u bashkua në kërkesat tona dhe nuk i kemi ato të përbashkëta. Ndërsa ne kemi mbajtur një pozicion për miratimin e kërkesës së prokurirsë për dhënien e autorizimit të pengimit të daljes jashtë shtetit të Saimir Tahirit, kontrollit vetjak, kontrollit të banesës dhe paraqitjes në polici”, tha Balla.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook