Duket se krimi në familje vijon të mbetet prezent në familjet shqiptare. Së fundmi, krimi në familje ka goditur në qytetin e Lushnjës.

Burime zyrtare nga Policia e Lushnjës bëjnë me dije se një 45-vjeçar ka qëlluar me thikë mbi bashkëshorten e tij 43-vjeçare, si dhe ndaj djalit të tij 18-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë: 
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, duke j’u shkaktuar dëmtime të lehta. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook