Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar pas grabitjes që u bë në shtëpinë e biznesmenit Ylli Salla në Elbasan.

Boçi thotë se kryeministi mbron krimin dhe lufton gjykatat dhe prokurorinë, e anasjellta e asaj që një kryeministër duhet të bëjë.

‘Mbrojtja publike që i bën Kryeministri simboleve të krimit të organizuar dhe sulmet publike të tij ndaj drejtësisë, e frymëzojnë. Goditet personi që pak kohë më parë u godit fizikisht nga miqtë e Edi Ramës, të cilët administrojnë fabrikën e peshkut, ndotësen më të madhe të Labinot Fushës e është në proces gjyqësor me ta”, shprehet Boçi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook