Gjatë bashkëbisedimit sot me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e deputetes ‘rebele’ të PD, Rudina Hajdari, e cila pas protestës së opozitës u shpreh se nëse babai i saj do të ishte gjallë nuk do e mbështeste  liderin e PD. I pyetur nëse është penduar që e ka lënë në listë Rudina Hajdarin duke lënë jashtë saj edhe të rinj me kontribut më të madh në PD, Basha tha se përpiqet të mësojë nga gabimet.  Kryedemokrati  tha ndër të tjera se nuk dëshiron të bëjë në koment më të thelluar.

Jeni penduar që keni lënë në listë Rudina Hajdarin?

Suksesi në jetë përcaktohet në të bërit sa më pak gabime. Askush nuk është perfekt. Përpiqem të mësoj nga gabimet e mia. Në rastin konkret nuk bëj asnjë koment, e gjithë kjo bëhet për zgjedhje “-u shpreh Basha.

Basha u ndal në detyrat e opozitës, ndërsa u shpreh që qytetarëve duhet t’i përcaktohet e drejta për të votuar.

“Këtyre qytetarëve duhet t’i përcaktohet e drejta për të votuar. Banditë më nam që janë përfshijnë drejtëpërdrejtë me zgjedhjet hajnë drekë me Ramën. Duhet t’i japim fund skizofrenisë politike.

Duhet të pranojmë që vendi është në një krizë të thjeshtë se vendi nuk ka zgjedhje. Dhe duhet t’i kthejmë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur qytetarët që duan dhe t’i shkarkojnë kur ai kryebashkiak nuk bën më dhe gjithçka tjetër ka rënë në duart e krimit.”-tha Basha.