Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar zyrtarisht nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të që mos emërtojë kandidatët që pranojnë mandatin si përfaqësues të LSI.

Kryetarja, Monika Kryemadhi në një letër drejtuar KQZ, shprehet se mandatet e deputetëve u përkasin forcave politike, pasi në zgjedhje është votuar sigla e partisë dhe jo emrat e kandidatëve.